Më 2017 është rritur për 63 për qind numri i të arrestuarve nga policia e Kosovës për përdorim, posedim dhe kultivim të narkotikëve krahasuar me vitin 2016. Numri i të arrestuarve gjatë vitit 2017 ka qenë 1426. Policia e Kosovës pranon që është rritur numri i përdoruesve të narkotikëve ku prinë marihuahna.
Vitin e fundit, numri i përdoruesve të drogave është rritur dukshëm, sidomos e shprehur është te adoleshentët.
Vetëm në 2017, policia ka raportuar 1368 raste, posedim, konfiskim ose kultivim i drogës ose 54% më shumë se vitin 2016.
Policia ka konfiskuar afër 2000 kg të llojit marihuanë.
Rëndësi më të veçantë policia vitin e kaluar iu ka kushtuar edhe shkollave fillore dhe të mesme.
Nga këto operacione, Policia ka arrestuar 211 persona, gjysma e të cilëve nxënës.
Ditë më parë, PK-ja këtu në afërsi të shkollës fillore ‘Mitrush Kuteli’ në kryeqytet ka gjetur dhe konfiskuar drogë. I dyshuari, me të parë policinë, ka ikur. Ndryshe, policia ka bastisur edhe shtëpinë e tij.
Drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”, Safet Blakaj, thotë se shqetësuese, përveç rritjes së numrit të përdoruesve të drogave, është edhe mungesa e fushatave vetëdijesuese për pasojat e përdorimit të narkotikëve.
Nga disa hulumtime që kjo qendër është duke i bërë, në 20 mijë shkon numri i përdoruesve të narkotikëve.
Blakaj thotë se numri i atyre që kërkojnë ndihmë në klinikën e tij është shumë i vogël në raport me numrin e përdoruesve.





















