Aktuale

Rritet numri i policëve të plagosur në veri

Ka shkuar në katër numri i policëve të plagosurve gjatë aksionit në veri, i cili po zhvillohet që nga orët e hershme të mëngjesit.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e Spitalit të Mitrovicës.

Sipas tyre aktualisht tre policë janë duke u trajtuar në Emergjencë, derisa një tjetër në Kirurgji.

Katër policët e plagosur sipas zyrtarëve të Spitalit të Mitrovicës janë jashtë rrezikut për jetë. /FaktePlus