Rajon & Botë

Rritet numri i pacientëve me koronavirus në Serbi

Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka publikuar raportin e orës 8 për gjendjen e pacientëve të infektuar me koronavirus.

Serbia është duke shënuar rritje të vazhdueshme të pacientëve me koronavirus.

Sipas shënimeve nga Ministria e Shëndetësisë, në Serbi janë shënuar 19 raste të infektuarve me koronavirus, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Deri në ora 8 të mëngjesit të 12 marsit, 2020, në Institutin Torlak janë testuar gjithsejtë 160 persona që kanë përmbushur kriteret për t’u trajtuar si raste të dyshimta”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

“Nga raporti i fundit deri te ai i orës 8 të 12 marsit, janë testuar 9 persona nga të cilët një ka qenë pozitiv dhe tetë negativ për koronavirus”, thuhet në vazhdim. 

the authorGazetaKNN