Aktuale

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje të rëndë

Spitali Rajonal i Pejës ka njoftuar se janë duke u trajtuar 110 pacientë me COVID-19.

Nga ky spital tutje njofton se 17 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Na anën tjetër, Spitali i Pejës njofton se janë trajtuar edhe rreth 600 pacientë me raste emergjente./FaktePlus

Njoftimi i plotë:

Aktualisht po trajtohen 110 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 88 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 582 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 53 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

8 lindje kanë qenë gjatë vikendit, 6 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 8 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

357 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5270 analiza. Gjatë vikendit janë kryer 5 Operacione.

168 shërbime radiologjike janë kryer gjatë vikendit dhe atë: 131 rentgen, 30 EHO dhe 7 CT.