Aktuale

Rritet numri i grave në ushtrinë shqiptare, Kodheli: Suksese rekrutëve të rinj, veçanërisht vajzave

Rreth 200 djem e vajza u nisën sot në rrugëtimin aspak të lehtë për t’u bërë pjesë e Forcave tona të Armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në një reagim në rrjetet sociale shkruan se rekrutët e rinj nisën për stërvitje në Bunavi, pas një përzgjedhjeje të rreptë, por të merituar.

“Pas një përzgjedhjeje të vështirë, të rreptë, por të merituar, i përcollëm sot për t’u stërvitur në Bunavi, përpara se të veshin uniformën e FA.

Suksese rekrutëve më të rinj, veçanërisht vajzave.

I priftë e mbara!”, shkruan Kodheli.