Rajon & Botë

Rritet në 153 numri i të vdekurve nga shpërthimi i cisternës së naftës në Pakistan (Foto)

Është rritur në 153 numri i të vdekurve nga shpërthimi i një cisterne të rrotulluar të naftës në Pakistan, njofton AP.

Por, numri i përgjithshëm i të vdekurve mund të rritet edhe më tej, pasi 50 persona të tjerë janë në gjendje të rëndë nga djegiet që kanë marrë si pasojë e shpërthimit, thonë autoritetet vendore, transmeton Express.

Qindra persona kishin vrapuar drejt cisternës së rrotulluar që po rridhte naftë kur ajo shpërtheu papritmas.

Saznoor Ahmad, 30-vjeçar, dy kushërinjtë e të cilit u vranë në zjarr, ka thënë se turma e njerëzve bërtiste teksa flaka i kaplonte ata.

“Zjarri lëvizi shumë shpejt,” ka thënë ai.