Aktuale

Rritet interesi i turistëve japonezë për Beratin

Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito vizitoi sot Bashkinë e Beratit.

Gjatë takimit ndërmjet ambasadorit japonez, Makoto Ito dhe kryetarit të Bashkisë, Petrit Sinaj u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me prioritet turizmin.

Kompanitë japoneze në fushën e turizmit kanë rritur ndjeshëm promocionin për Beratin, duke e klasifikuar atë si një ndër 30 qytetet më të bukura në Evropë dhe për rrjedhojë kanë sjellë rritjen e interesit të vizitorëve japonezë për Beratin.