Rajon & Botë

Rritet bilanci i viktimave në Kabul

Të paktën 80 persona kanë humbur jetën dhe 320 të tjerë janë plagosur në shpërthimin e fuqishëm që ka ndodhur të mërkurën në lagjen diplomatike në Kabul, njoftoi Ministria afgane e Shëndetësisë.

Në shpërthim janë dëmtuar ambasada franceze dhe ajo gjermane, transmeton AFP.

Presidenti afgan Ashraf Gani ka dënuar sulmin e sotëm, duke thënë se terroristë edhe gjatë kohës së Ramazanit nuk ndalojnë së vrari njerëzit.

Asnjë grup deri më tash nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Talebanët afganë kanë thënë se nuk janë përgjegjës për sulmin në Kabul.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihula Muxhahid, ka thënë se ata dënojnë sulme të tilla, në të cilat humbën jetën civilët, transmeton KosovaPress.