Ka shkuar në 300, numri i viktimave të dhunës së shkaktuar nga grushti i dështuar i shtetit në Turqi.
Raportimet e fundit të mediave të huaja duke cituar zyrtarë të lartë policorë në Turqi, thonë se mes tyre llogariten 41 oficerë policie, 2 ushtarë, 47 civilë dhe 104 persona të tjerë të cilësuar si komplotistë; ndërsa të plagosurit janë mbi 1.400.
Ndërkohë, deri më tani janë arrestuar 2.893 ushtarë./KP