Rajon & Botë

Rritet bilanci i të plagosurve në Kataloni, Spanja pengon referendumin

Zyrtarët katalanas të emergjencës thonë se 761 persona janë plagosur pasi policia ka përdorur forcën për të bllokuar votimin në referendumin e pavarësisë së Katalonisë.

Oficerët e policisë penguan disa persona që kishin shkuar për të votuar dhe sekuestruan fletët e votimit dhe kutitë në qendrat e votimit.

Në kryeqytetin e Barcelonës, policia ka përdorur shkopinj dhe plumba të gomës gjatë protestave pro-referendum.

Afati për votim ishte deri në ora 20:00 , por një zëdhënës i qeverisë katalane tha se kushdo që ishte në radhë do të lejohej të votonte edhe pas orës 20:00, transmeton KosovaPress.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tha se nuk e njeh votimin, duke shtuar se katalanasit u mashtruan për të marrë pjesë në një votim të paligjshëm.