Mëngjesin e kësaj të marte, aksionet aziatike kanë shënuar nivelin e tyre më të lartë në këto 2 javët e fundit.
Indeksi i aksioneve MSCI jashtë Japonisë u rrit me 0.7 për qind, niveli i tij më i lartë që prej 22 nëntorit.
Indeksi i Koresë, KS11, u rrit me 1.4 për qind. Indeksi i Nikkeit, n225, u rrit me 0.4 për qind.