Mbrëmë rreth orës 1 pas mesnate S.R. (58) është rrahur nga gjashtë meshkuj të panjohur derisa ka qëndruar ulur në një stol para ndërtesës në rrugën “Boro Menkov” në Shkup dhe e ka pritur të dashurin e tij. Në sulm ai ka marrë lëndime të rënda trupore dhe thyerje të një briri.
Shkak për sulmin ka qenë që personat nuk e kanë lejuar të qëndrojë në stol.
Atij i është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën e Urgjencës Shkup.
Policia po ndërmerr masa për gjetjen e kryerësve.