Aktuale

Rrihet një serb në veri të Mitrovicës

Serbi i moshës 31 vjeçare me inicialet B.S. është rrahur mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës, përkatësisht në lagjen e boshnjakëve.

Siç raportojnë mediat serbe, atë e rrahën persona ende të paidentifikuar.

Si pasojë e lëndimeve të marra, ai është dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor.