Aktuale

Rrihet gjykatësi në qendër të Tetovës

Një gjykatës nga Tetova i Gjyqit të Apelit në Gostivar është rrahur këto ditë në qendër të Tetovës, shkruan portali Svedok duke iu referuar burimeve të veta anonime.

Sipas portalit maqedonas, gjykatësi ka qenë duke shëtitur rreth orës 23 me shokët në qendër të qytetit kur është sulmuar nga një biznismen që ka në pronësi disa biznese dhe një restorant në Tetovë, ku si mysafirë të shpeshtë shihen anëtarët e VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu mësohet se gjykatësi dhe biznismeni kanë qenë shokë më parë ndërsa prishja e marrëdhënieve është bërë për shkak të ndonjë pune të pambaruar.