Aktuale

Rrihet dhe grabitet një qytetar

Një rast i rrahjes dhe grabitjes ka ndodhur në mesnatën e djeshme në komunën e Prizrenit, me ç’rast një qytetari pasi është sulmuar fizikisht edhe i janë grabitur një sasi e parave.

Sipas policisë, në këtë rast të sulmit dhe grabitjes janë përfshirë dy persona, njëri prej të cilëve është kapur, ndërsa tjetri është ende në arrati dhe po kërkohet nga njësitet hetuese.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili së bashku me një person tjetër, i cili gjendet në arrati e kanë sulmuar me mjete të forta viktimën mashkull K/Shqiptar dhe nga xhepi ia kanë marrë 40 euro para”, njofton policia.

Si pasojë e sulmit, thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Personi i arrestuar që është i dyshuar për rastin e sulmit fizik dhe grabitjes, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./FaktePlus