Policia raporton se në fshatin Ratkoc të Rahovecit pesë të dyshuar janë përfshirë në një rrahje për shkak të një borxhi.
Si pasojë tre nga ta kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.