Aktuale

Rrihen pas një zënke në Facebook

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në fshatin Radulloc të Klinës pasi që të njëjtit pas një zënke në Facebook më pas janë rrahur mes vete.

Si pasojë e rrahjes, lëndime trupore kanë pësuar tre të dyshuarit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.