Aktuale

Rrihen mes vete, përfundojnë prapa grilave

Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit ishin rrahur mes vete.
Në lagjen Brekoc të Gjakovës, mbrëmë pas mesnatës janë arrestuar dy persona, shkruan lajmi.net.

Policia ka bërë të ditur se të dy të dyshuarit njëri shqiptar dhe njëri i komunitetit egjiptian, janë kacafytur mes vete duke i shkaktuar lëndime njëri-tjetrit.

Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/