Një sherr mes babit dhe djalit ka degjeneruar në dhunë mes tyre.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “18 Tetori”, Lushnje.
Avni dhe Aleksandër Kërçuku, atë e bir kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj njëri tjetrit.
Për këtë arsye, policia i ka arrestuar të dy, si dhe ka referuar materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”. /Gazeta Express/