Aktuale

RrGGK organizon marsh protestues kundër dhunës në baza gjinore

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK)  organizon marsh protestues kundër dhunës në baza gjinore me moton “Nuk Ka Arsyetim”.

Sipas një komunikate për media të dërguar nga RrGGK, ky marsh protestues do të mbahet nesër në ora 12:00 ne sheshin “Zahir Pajaziti”.  RrGGK vlerëson se në Kosovë, dhuna në baza gjinore vazhdon të mbtet e përhapur.

Ja komunikata e plotë e RrGGK-së:

RrGGK organizon marshin “Nuk Ka Arsyetim”

 

 

Me 25 nëntor 2016, në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) organizon marshin me moton “Nuk ka arsyetim!”. Marshi do të filloj nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

 

Në Kosovë, dhuna në baza gjinore vazhdon të mbetet mjaft e përhapur. Vetëm në vitin 2014, 41% e grave dhe vajzave janë deklaruar se kanë përjetuar dhunë në famlije, ndërsa 68% kanë përjetuar dhunë në familje gjatë tërë jetës së tyre. Tutje, 64,1 % e grave dhe e vajzave në Kosovë kanë qenë të ngacmuara seksualisht, të paktën një herë gjatë jetës së tyre.

 

Prandaj, për të ngritur zërin kundër dhunës në baza gjinore, RrGGK organizon marshin “Nuk Ka Arsyetim!”. Gjatë marshit, pjesëmarrësve do të ju shpërndahen letra në të cilat do të këtë citime dhe të dhëna për rastet e dhunës në baza gjinore në Kosovë. Citimet janë të marra nga hulumtimet e RrGGK-së. Në fund të marshit këto citime do të vendosen në rrethojat e Qeverisë/Kuvendit të Republikës së Kosovës në formë instalacioni ku për kalimtarët e rastit do të paraqesin zërat e personave që kanë përjetuar dhunë.

 

Ftojmë të gjithë qytetarët, gra dhe burra, të marshojmë kundër çdo forme të dhunës ndaj grave dhe t’ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë në Kosovë që së bashku mund ta ndalim dhunën ndaj grave!

 

#NukKaArsyetim