Një person nga komuna e Ferizajt është rrezuar dhe ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke në një objekt në ndërtim e sipër.
Siç njofton policia ky lëndim i punëtorit ka ndodhur dje në mesditë në rrugën “Ahmet Kaqiku”.
“Viktima shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Bëhet e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet policore./FaktePlus