Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Crep të Ranillukut, një punëtor ndërtimtarie, shqiptar i Kosovës, ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke kryer disa punime.
Rasti, i cilësuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”, ka ndodhur të mërkurën rreth mesditës.
“Raportohet se prej një lartësie ka rënë punëtori mashkull K/Shqiptar, i cili ishte duke kryer disa punime. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor”, bën me dije Policia.
Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin.