Një aerostat me 16 persona në bord është rrëzuar në shtetin amerikan të Teksasit, thonë raportet vendore.
Aerostati zbriti pranë Lockhart, në jug të qytetit të Austin.
Mediat në Teksas cituar një sherif në Caldwell County, shkruajnë se nuk ka të mbijetuar. transmeton KosovaPress.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në një deklaratë ka thënë se aerostati zbriti në një fushë rreth orës 07:40, sipas kohës lokale.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit përfundimisht do të marrë përsipër hetimin.