Rajon & Botë

Rrëzohet një aeroplani luftarak në Alpet e zvicerane, zhduket piloti

Autoritetet zvicerane njoftojnë se e kanë gjetur vendndodhjen e të mbeturave të një aeroplani luftarak të forcave ajrore që ishte zhdukur mbi Alpe, por ende nuk kanë informata në lidhje me fatin e pilotit.

Departamenti zviceran i Mbrojtjes ka thënë në një komunikatë se aeroplani luftarak “F/A-18C” që u zhduk të hënën pasdite është gjetur i rrëzuar sot afër Susten Pass në Alpe në qendër të Zvicrës, transmeton Express.

Sipas komunikatës, vendndodhja e rrëzimit të aeroplanit është gjetur nga ajri, dhe se rrugët tokësore për momentin janë të pakalueshme për shkak të kushteve atmosferike.

Kërkimi për pilotin e zhdukur vazhdon.