Rajon & Botë

Rrezohet një aeroplan ushtarak rus, humbin jetën 2 pjesëtarë të ushtrisë ruse

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njofton se dy anëtarë të personelit të ushtrisë ruse kanë humbur jetën pasi aeroplani i tyre ushtarak u rrëzuar teksa po ngrihej në bazën ajrore të Rusisë në Siri “Hmeymim”.

Aeroplani ushatrak “Sukhoi-24” po nisej në një mision luftarak, por ekuipazhi i përbërë prej dy vetave dështoi të dalë nga aeroplani pasi ai devijoi nga pista, ka thënë ministria ruse, transmeton Express.

Sipas ministrisë, shkaktar i rrëzimit të aeroplanit është një gabim teknik.

Rusia e përdor bazën ajrore “Hmeymim” në Latakia për të kryer sulme ajrore kundër kundërshtarëve të presidentit sirian, Bashar al-Assad, që prej se intervenoi në konfliktin sirian në vitin 2015.

/Express/