Rajon & Botë

Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Portugali, vdesin tre persona

Një aeroplan ushtarak i tipit C-130 Hercules, është kapluar nga zjarri dhe është rrëzuar në bazën Montijo në Portugali.

Të paktën tre persona kanë vdekur nga ky aksident, ndërsa gjendja e tre anëtarëve të ekuipazhit është shumë e vështirë, raportojnë mediat lokale, përcjell Gazeta Express.

Aeroplani i transportit ushtarak mori flakë gjatë ngritjes, shkruan RTP./Gazeta Express/