Në afërsi të Velesit të Maqedonisë është gjetur një aeroplan privat, i cili është zhdukur nga radarët.
Rastin e kanë lajmëruar banorët e këtij fshati të cilët kanë thënë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm. Sipas RTK-së, aeroplani ka marrë flakë, derisa terreni është jo i qasshëm. Ndryshe ende nuk dihet numri i viktimave në këtë aksident ajror.
KosovaPress mëson se aeroplani ishte me regjistrim gjerman që ishte nisur nga Trevizo-Itali, kurse, Maqedoninë e ka pasur si destinacion për furnizim me benzinë.