Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Prizren.
Të dielën në Prizren një person ka përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës.
Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës, ku viktima ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar nga një lartësi derisa ishte duke i çmontuar disa skele.
Policia bën të ditur se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. /Lajmi.net/