Aktuale

Rrëzohet nga motoçikleta, lëndohet një person

Policia raporton se një person derisa ishte duke drejtuar motoçikletën është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ndërsa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin./KosovaPress/