Rajon & Botë

Rrëzohet avioni sirian, ISIS merr përgjegjësinë

Ministria siriane e Mbrojtjes ka njoftuar se një aeroplan i saj ushtarak është rrëzuar sot afër Damaskut dhe se piloti ka shpëtuar.

Ndërkohë, ISIS e ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e këtij aeroplani përmes një komunikate, transmeton Express.

Por, zyrtarët sirianë nuk e kanë konfirmuar pohimin e ISIS-it.

“Aeroplani luftarak i regjimit sirian është rrëzuar në Qalamounin Lindor, në verilindje të Damaskut,” ISIS ka shkruar në agjencisë e vet propaganduese.

Në anën tjetër, zyrtarët nga ministria e Mbrojtjes e presidentit sirian, Bashar al-Assad, e kanë konfirmuar rrëzimin e avionit por nuk e kanë specifikuar shkaktarin./Express/