Rajon & Botë

Rrëzohet autobusi me fëmijë, 6 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Të paktën 6 fëmijë kanë humbur jetën e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në një Një aksident automobilistik ka ndodhur në Chattanooga, Tennessee të ShBA-ve.

Për pasojë, 6 fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas BBC-së, autobusi i shkollës që transportonte fëmijë të moshës nga 5 deri në 10 – vjeç u aksidentua rreth orën 16:00 me orën lokale të hënën.

Nga hetimet e para, policia thotë se shpejtësia dyshohet të jetë shkaku kryesor i këtij aksidenti tragjik./KosovaPress/