Rajon & Botë

Rrëzohet aeroplani me zyrtarë të BE-së, pesë të vdekur (Video)

Menjëherë pas ngritjes së aeroplanit për qytetin Misrata në Libi, ai u rrëzua.

Të paktën pesë persona kanë vdekur, e thuhet se brenda kishte edhe numër të madh të zyrtarëve nga agjencia kufitare e BE-së, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.

Aeroplani u rrëzua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Aeroportin Ndërkombëtar në Maltë.

Ky aksident mendohet të jetë më i rëndi në kohë paqeje në Maltë, dhe nuk besohet të ketë ndonjë të mbijetuar nga fatkeqësia.

Video e cila është bërë nga disa dëshmitarë, tregon vetëm mbetjet dhe shpërthimi i madh që u shkaktua nga rrëzimi i aeroplanit.

Të gjitha nisjet dhe ardhjet në Aeroportin e Maltës janë ndaluar, ndërsa pritet të marrin ende informacione mbi këtë fatkeqësi. /Lajmi.net