Katër njerëz janë vrarë nga rrëzimi i një aeroplani me gjashtë ulëse në perëndim të Sllovenisë, njofton policia sllovene.
“Nuk ka të mbijetuar. Policia ende është duke i hetuar rrethanat e rrëzimit të aeroplanit,” tha për Reuters zëdhënësi i policisë Dean Boznik.
Ai shtoi se aeroplani, i cili ishte i regjistruar në ShBA, po udhëtonte nga Venecia e Italisë për në Leipzig të Gjermanisë.
Identiteti i viktimave ende s’është bërë i ditur.