Forcat ajrore të Pakistanit njoftojnë se një aeroplan i vet luftarak është rrëzuar sot gjatë një ushtrimi dhe se piloti ka humbur jetën.
Aeroplani është rrëzuar afër Jamrudit në rajonin Khyber, transmeton Express.
Nuk raportohet për viktima në tokë, përveç pilotit i cili ka vdekur nga lëndimet e marra.
Shkaktari i rrëzimit është duke u hetuar.