Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK SH.A) do të mbajë sot një konferencë për media, ku do të flasë kryeshefi ekzekutiv Abdullah Haxhiu.
Sipas njoftimit për media, qëllimi i kësaj konference është informimi lidhur me rreziqet me të cilat po përballen çdo ditë e më shumë në Deponinë Sanitare të Mirashit, rreziqe këto për të cilat është njoftuar dhe paralajmëruar me dhjetëra herë edhe aksionari.
“Andaj, me qëllim parandalimin e këtyre rreziqeve, shumë shpejt do të vendosim që të mos pranojmë me mbeturina në këtë Deponi”, thuhet në njoftim. /KosovaPress/