Hije të reja dyshimi për identitetin e saktë të viktimave. Mediat italiane thonë se emri i viktimës së gjashtë është Angelo Callegari, ndërkohë që rrëzon mundësinë e dy viktimave kosovare.
Sipas të dhënave nga shërbimi shtetëror mediatik Ansa, vetëm Visar Begaj është shtetas kosovar që ka humbur jetën në këtë fatkeqësi, raporton Alsat-m.
Nga autoritetet në vendngjarje thonë se ekspertiza është e pamundur të kryhet tani natën.
Sot pritet të zbardhen zyrtarisht detajet.