Ngrënia e patateve të fërguara është shumë e rrezikshme për shëndetin e përgjithshëm për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrës.
Mirëpo, patatet e fërguara rrisin edhe rrezikun e vdekjeve të parakohshme.
Për shkak të yndyrës së tepërt, ngrënia e tyre shkakton probleme të ndryshme të zemrës, transmeton Indeksonline.
Dhe siç e dimë, sëmundjet e zemrës janë ndër shkaktarët më të shpeshtë të vdekjeve.
Mjekët vazhdimisht bëjnë thirrje që të shmangim ushqimet e fërguara me shumë yndyrë dhe të zgjedhim t’i ziejmë ato ngaqë nuk humbin vitaminat dhe nuk janë të dëmshme./Indeksonline/