Rajon & Botë

Rreziku në Turqi akoma nuk ka kaluar

Vazhdimi i patrullimit të avionëve luftarakë nëpër qiellin e Turqisë tregon se autoritetet frikësohen se akoma nuk kanë mbaruar kërcënimet kundër qeverisë.

Avioni luftarak F-16, e ka ruajtur hapësirën ajrore gjatë natës pas sulmit që ushtria kishte organizuar të premten kundër presidentit Recep Tayip Erdogan.

Agjencia e lajmeve Anadolu, ka raportuar se Erdogani kishte urdhëruar patrullimin e avionit F-16 për të pasur kontroll dhe siguri, transmeton KosovaPress.

Së paku 294 njerëz dhe më shumë se 1,400 ishin lënduar si pasojë e rebelimit kundër qeverisë i cili befasoi jo vetëm Turqinë por edhe tërë botën./KosovaPress/