Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në rrugën “Kukësi” në Prizren pasi që i njëjti me veturën e tij në lëvizje duke mos respektuar urdhrat ka rrezikuar zyrtarët policorë derisa ishin në një pikë kontrolli të veturave.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./KosovaPress/