Aprovimi i Planit Aksional Lokal për periudhën e 2017 – 2021, nga përfaqësuesit politik dhe ata të Shoqërisë Civile, shihet si rrezik për ndryshime demografike, në Preshevë ku mbi 96% e popullatës është shqiptare.
Në brendi të planit thuhet se përveç emigrantëve nga Lindja e Mesme, të rehabilitohen edhe të zhvendosurit intern brenda territorit te ish-Jugoslllavisë me çka nënkuptohet, edhe serbët e shpërngulur nga territori i Republikës së Kosovës.
‘Anëtarët e Këshillit tonë komunal e l kanë lëshuar mbledhjen dhe nuk e kanë pranuar një gjë të tillë”, tha për televizionin publik Ardita Sinani kryetare e PVD-së në Preshevë.
Këto dokumente ne preambulën e saj edhe në kuadër të Planit të saj Aksional për kultivimin dhe mbledhjen e serbëve paramilitar në territorin e Kosovës e kanë përpiluar në kabinetin ministrit për Punë Sociale vitin e kaluar Aleksandër Vulin”, tha Ragmi Mustafa kryetar i PDSH-së.
E Belgzim Kamberi nga KMLDNJ thotë se Plani Aksional është miratuar nga Këshilli Komunal pa transparencë të mjaftueshme, ndërkohë që miratimit të tij është dashur që t’i prijë një diskutim i gjerë publik.
“Duke pasë parasysh çështjen e ndjeshme të këtij plani, i ciki respektivisht mund të ndikojë edhe në përbërjen demografike të Komunës së Preshevës, një problem i parë është qe ky plan është aprovuar vetëm nga ekzekutivi dhe nuk e ka përfillur ende Kuvendi komunal”, tha Kamberi.