Rreth 900 persona kanë ikur nga qyteti Mosul i Irakut, duke kaluar nëpër kufirin me Sirinë, ka njoftuar Agjencia e OKB-së për refugjatë, raporton BBC.
Ky është grupi i parë më i madh i civilëve, për të cilët është konfirmuar se kanë lëshuar vendin, pas fillimit të ofensivës së qeverisë irakiane për të çliruar Mosulin nga i ashtuquajturi Shtet Islamik, të hënën.
Besohet se rreth 1.5 milionë njerëz ndodhen në Mosul, përfshirë 5 mijë ushtarë të ISIS-it./KP