Aktuale

Rreth 5 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme

Rreth 5 milionë euro do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës zgjedhjet e parakohshme që janë caktuar të mbahen më 11 qershor.

Këto të dhëna u dhanë në mbledhjen e KQZ-së e cila është duke u mbajtur në këto caste.

Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së tha se afati i fundit për certifikim të partive politike është 18 maji. Fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë.