Evakuimet janë duke vazhduar nga lindja e Aleppos, ku autobusë dhe ambulanca të mbushura me civilë janë duke lënë zonat rebele të qytetit sirian.
Të paktën 350 persona raportohet se u larguan nga enklavat e rrethuara nga rebelët të dielën vonë, drejt territorit të kontrolluar nga qeveria.
Më herët autobusët e dërguar për të marrë civilët janë djegur nga rebelët, shkruan BBC.
Mijëra njerëz janë duke pritur për të lënë lindjen e Aleppos, e cila është në kushte të tmerrshme.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së thuhet se ka rënë dakord për një kompromis për të lejuar monitorimin e e operacionit, transmeton KosovaPress.