Ministria e Diasporës ka publikuar rezultatet preliminare të projektit “Ti je pjesë e atdheut”.
Sipas këtyre rezultateve del se janë regjistruar rreth 342 803 mijë pjesëtarë të diasporës dhe të mërgatës deri në 31 dhjetorin e vitit të kaluar.
Ministri në detyrë i Diasporës,Valon Murati, tha se diaspora vazhdon të jetë një burim i rëndësishëm i jetës socio ekonomike të vendit , qoftë përmes remitencave, qoftë përmes shpenzimeve që bëjnë gjatë qëndrimit në Kosovë dhe qoftë përmes shpenzimeve direket në ekonomi.
“Para se gjithash,Diaspora është resurs i jashtëzakonshëm njerëzor i cili mund të vihet në funksion të zhvillimit të vendit dhe vet diasporës , nëse ne si shtet dhe si shoqëri gjejmë rrugën e duhur të krijimit të një raporti partneriteti me të”, ka thënë ai.
Regjistrimi është mundësuar edhe në pikat kufitare por edhe nëpër komuna.
Regjistrimit i diasporës ka për qëllim evidentimin e numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirjen e tyre gjeografike, strukturën demografike në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor, si dhe zbatimin e politikave të përgjithshme në mbështetje të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës.