Aktuale

Rreth 32 mijë kosovarë të riatdhesuar nga vendet evropiane

Pas valës së emigrimit të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve evropiane në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015, ka pasuar riatdhesimi i tyre në Kosovë. Kështu, gjatë kësaj periudhe janë riatdhesuar mbi 32 mijë kosovarë.Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar për lajmi.net se në vitin 2015 janë riatdhesuar mbi 18 mijë qytetarë të Kosovës. Kurse, në vitin 2016 numri i të riatdhesuar është mbi 13 mijë.
Por kthimi i qytetarëve të Kosovës nga vendet evropiane po vazhdon edhe gjatë viti 2017.Kështu në dy muajt e parë të këtij viti janë riatdhesuar rreth 1200 të tjerë.Gjithashtu bëhet e ditur se më së shumti të riatdhesuar ka nga Gjermania, pastaj Zvicra, Suedia, Franca dhe Austria.