Rreth 20.000 persona janë evakuuar nga lindja e Aleppos deri tani, derisa përpjekjet për të evakuuar sa më shumë persona po vazhdojnë, njofton ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.
Më herët gjatë ditës së sotme, Cavusoglu kishte thënë se 12.000 persona ishin evakuuar, transmeton Express.
Dhjetëra autobusë të mbushur me mijëra njerëz nga zona e vogël rebele e Aleppos, kanë mbërritur në zonat e rebelëve në perëndim të Aleppos, sipas një zyrtari të Kombeve të Bashkuara dhe Mbikëqyrësit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Evakuimi vjen si rezultat i negociatave intensive mes Rusisë – përkrahësit kryesor të presidentit sirian, Bashar Assad – dhe Turqisë, e cila i përkrah disa grupe të mëdha të rebelëve.