Rreth 18 mijë myslimanë nga shteti Rakhine i Myanmarit kanë ikur në Bangladesh javën e kaluar, njofton Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Ata janë arratisur nga dhuna më e rëndë në pesë vitet e fundit në veriperëndim të Myanmarit.
Një seri sulmesh të bashkërenduara nga kryengritësit rohingia ndaj forcave të sigurisë në veri të shtetit Rakhine të Myanmarit të premten që lamë pas e kanë nxitur eksodin, ndërsa qeveria i ka evakuuar mijëra budistë nga shteti Rakhine, transmeton Express.
IOM ka thënë se ka qenë e vështirë ta llogarisë numrin e personave të ngecur në tokën e askujt në kufirin mes fqinjëve, por shtoi se qindra e qindra njerëz kanë ngecur atje. /Express/