Organizata “Ec Ma Ndryshe” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se një shtëpi e vjetër e cila gjendet afër Xhamisë së Bajraklisë në Qendrën Historike të Prizrenit, që në njërin prej mureve ka pasur mbishkrimin “1929” si vit i ndërtimit, është rrënuar të dielën
Organizata thotë se ky rrënim ndodhi pavarësisht apelit që objekti të mos rrënohet, por vetëm të zbatohen masat rehabilituese dhe restauruese, kështu për të mundësuar vazhdimësinë e pranisë së vlerave të trashëgimisë ndërtimore në këtë zonë të mbrojtur.
“Në Prizren po vazhdon praktika e rrënimeve të shtëpive të vjetra dhe e degradimit të trashëgimisë ndërtimore, pavarësisht nga deklarimet e zyrtarëve institucionalë se do të ketë kujdes të shtuar dhe investime në mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

