Aktuale

Rrënohen disa objekte në Prevallë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nisur aksionin për largimin e disa objekteve montazh në Prevallë. Sipas vendimit të MMPH-së, parashihet largimi i 14 objekteve që përfshijnë kampshtëpiza dhe kioska.

Kjo ministri iu ka dërguar një kërkesë më datën 22 gusht banorëve për t’i larguar vetë, por nuk është zbatuar nga ata.

Banorët e kanë kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Mjedisit.

Sipas MMPH-së, arsyeja e largimit të këtyre objekteve është se vendosja e tyre nuk ishte e bazuar me planin rregullues dhe po i japin pamje të keqe Prevallës.

Disa prej tyre janë larguar dje, kurse aksioni pritet të vazhdojë sot dhe nesër.