Gjatë ditës së djeshme në Pejë është raportuar për një rast të rrëmbimit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person i cili nga vetura e dëshmitarit, me forcë e kishte nxjerrë një femër të cilën më pas e kishte dërguar nga Gjakovë, raporton lajmi.net.
Megjithëse tek viktima nuk janë vërejtur lëndime të dukshme, e njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/